Argjentina bëhet gati për kupën e Amerikës, “harrohet” Dybala
Në një kohë kur tifozët në kontinentin e vjetër do të jenë me sy e veshë drejt Euro 2024, në Amerikë zhvillohet kupa më e rëndësishme për shtetet. Skuadrat dita ditës publikojnë listën me lojtarët e thirrur, por të gjithë prisnin ata, kampionët e botës, Argjentinën, e cila nuk zhgënjeu duke surprizuar me disa nga emrat e konfirmuar nga Lionel Scaloni.
Ylli i Inter Miamit, njëkohësisht dhe njeriu me më tepër trofe në skuadër, Lionel Messi do të jetë pjesë e kompeticionit, ndërsa albicelestët janë ndër favoritët kryesorë për ta fituar. Krahas tij, emra si Lautaro, Gonzalez, Correa apo Di Maria, por ajo cka bie në sy është mungesa e Paulo Dybala. Në momentet kur qarkulloi lajmi për një mungesë të mundshme të tij, mediat kritikuan trajnerin, por tanimë vetë Scaloni konfirmoi se lojtari nuk do të jetë pjesë dhe kjo për shkak të performancës.
Dybala gëzon gjendje të mirë shëndetësore, por thjesht nuk është në planet e teknikut kampion bote, ndërsa synon një tjetër trofe. Kupa e Amerikës nis më 20 qershor e përfundon më 14 korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 13:03 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35
- 13:00 18 të plagosur nga shpërthimet në Damask në hotelin kur qëndronte Macron, reagon Pallati Elysee
- 12:37 Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat
- 12:33 Kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim, 8 personat e përgjuar të aferës “Predatorgate” padisin Intellexa
- 12:25 Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara
- 12:13 Gjyqi i Veliaj, Ajola Xoxa kërkoj pezullimin e procesit! Gjykata rrëzon kërkesën