Arian Çani: Belinda krah i djathtë i Ramës, do jetë me të sa të jetë ai në pushtet
Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se kreyministri Edi Rama e konsideron zëvendëskryeministren Belinda Balluku si krahun e djathtë të tij.
Sipas Çanit ajo ka talentin e organizimit dhe do të jetë në krahun e Ramës për sa kohë që ai të jetë në pushtet, pasi ajo është ministrja më e aftë e Ramës.
“Ka ca njerëz që kanë talentin e organizimit. Belinda, të gjithë ata që e kanë njohur nga afër e konsiderojnë një femër të fortë që di t’u shkojë punëve deri në fund. Unë mendoj se kjo është arsyeja kreysore se pse sulltani, Ramsi e mban aty afër. Për mua ajo është më e afta, më e afta e gjithë pjesës tjetër të enturazhit të Ramës.
Duhet ta themi këtë gjë për të qenë të ndershëm me profesionin. Për ata që e njohin Belidna Ballukun është e tillë. Që do të jetë e përfolur… Kush është një që s’është përfolur.
Belinda për mua do jetë afatgjatë sa të jetë Rama në pushtet, se ai e ka krahë të djathtë e ka pasur që kur ka qenë kryetar bashkie. Ajo ka qenë në bashki që në fillimet e tij. Belinda ka një “background” të paparë me Ramën. Rama e di si punon Belinda, ja di pikët e dobëta e të forta”,-tha Arian Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë