Arian Çani: Shqiptarët janë të korruptuar, se kanë problem korrupsionin
Gazetari Arian Çani është shprehur se shqiptarët në thelb janë të korruptuar dhe se kanë problem këtë fenomen.
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, teksa foli në lidhje me vendimin e Kuvendit për të mos e çuar mandatin e Olta Xhaçkës në Kushtetuese, tha se kjo e fundit nuk ka pasur probleme me kreun e qeverisë Edi Rama dhe se gjithmonë është treguar e kujdesshme.
“Kam vite që nuk e dëgjoj më nga mazhoranca që të flasin për ndershmëri. Bëjnë shumë mirë që nuk flasin se nuk ia vlen që të krijosh pritshmëri kot. Si ka mundësi që ne edhe pse e dimë shumë mirë vendin ku jetojmë që pushtetet nuk janë të ndara dhe skandalizohemi për një detaj të tillë. Si ka mundësi që nuk ka asnjë efekt koloteral.
Në thelb kemi një shoqëri të korruptuar. Rama e bëri këtë sepse e di që shoqërisë nuk i intereson korrupsioni. Unë nuk di që Rama të ketë pasur probleme me Xhaçkën. Rama nuk ka lëshuar çdokënd. Xhaçka ka qenë shumë e kujdesshme në politikë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr masiv në Porto Palermo
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s