Arjan Çani: Arsyet pse duhet të rikthehet Lulzim Basha

5 Qershor 2023 | 22:51

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se Lulzim Basha ka të gjithë të drejtën të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.

Sipas Çanit,  rikthimi i ish-kryetarëve të partive është një gjë normale që ndodh kudo në botë, në momentin që ai vjen të kandidojë me votë dhe jo me forcë si në rastin konkret Basha.

“Basha është në të drejtën e vet, kush tallet me të është thjesht xheloz, nuk del njëri tjetër. Nuk ikën njëri, të heq vota, askush nuk ikën. Edhe në botë kur humbet një parti e djathtë, japin dorëheqjen kryetarët, ca mundohen të rikthehet në lojë dhe askush nuk merret pse po rikthehet ky. Politika është  biznes por duhet të jetë biznes i ndershëm. Basha nuk po vjen pa zgjedhje, po u thotë njerëzve me këto takime modeste, që unë po vij. Pyetja është: pse po  vjen, a ke një objektiv, një plan për Shqipërinë?

Rama para se të bënte kryetari i PS pësoi një kalvar goditjesh; një herë godiste Metën, një herë Nanon  derisa një ditë tha: unë dua të bëhem kryetar i PS, Nano ishte kundër”, tha Çani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026