Bardhi: Si na refuzoi grupi “Berisha” hap pas hapi dhe ku ndryshon kërkesa jonë
Kreu i grupit të partisë demokratike Gazment Bardhi tha në emisionin Now në Euronews Albania se platforma e paraqitur prej tij është vetëm një qëndrim se si e sheh grupi i PD rrugën e zgjidhjes së krizës brenda partisë.
Sipas Bardhit, grupi që mbështet Berishën nuk ka paraqitur asnjë propozim, as në të shkuarën dhe nuk ka pranuar asnjë nga propozimet e grupit për të ndalur përçarjen.
“Pala tjetër nuk ka bërë asnjë propozim, as në të shkuarën. Pas largimit të Bashës qëndrimi i grupit ishte që të ndërtonim një proces të përbashkët që të mos përçahej partia. E përforcuam këtë kur grupi i PD nisi ndërtimin e strukturave paralele jashtë partisë. E vijuam këtë në tetor kur propozuat një platformë si të dilnim me një kandidat të përbashkët. Në 6 mars u ofruam mundësinë që të dilnin ata me kandidatët e tyre, por nën logon e PD dhe ky është propozimi i radhës që është mënyra si e shikojmë ne zgjidhjen e situatës në PD”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gazment Bardhi: Si lindi platforma për bashkimin e Partisë Demokratike
- Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, zbardhet propozimi i Bardhit
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)