Bardhi tregon përplasjet e forta me Bashën: I vetmi që e ka kundërshtuar brenda PD
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në emisionin Now në Euronews Albania se me Lulzim Bashën ka pasur dhe ruan marrëdhënie miqësore.
Bardhi u shpreh se ai ka qenë i vetmi që e ka kundërshtuar vazhdimisht Bashën brenda Partisë Demokratike kur ky i fundit drejtonte partinë.
“Lulzim Bashën e kam mik dhe do ta kem mik sa të kem jetë. I kam thënë hapur gjithçka Bashës. Në ka pasur një njëri që Basha e ka pasur oponencë permanente për çdo veprim, vendim, qoftë edhe mesazh, i vetmi njëri që ka qenë oponent brenda PD i Bashës kam qenë unë dhe kjo falë raportit krejtësisht njerëzor që kemi pasur me njëri-tjetrin. Kam pasur gjithmonë lirinë t’i them Bashës atë që mendoj. E kam besuar si të vërtetë atë që më ka thënë privatisht dhe publikisht që do të dorëhiqet, në mënyrë që marrë fund përçarja në PD dhe demokratët të bashkohen”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gazment Bardhi: Nuk e përjashtoj rikthimin e Lulzim Bashës, ja pse e vlerësoj
- Bardhi tregon detajet e vendimit: Pse PD duhet të ketë kryetar brenda 15 korrikut
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin