Gazment Bardhi: Nuk e përjashtoj rikthimin e Lulzim Bashës, ja pse e vlerësoj

5 Qershor 2023 | 22:10

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në “Now me Erla Mëhillin” se nuk e përjashton rikthimin e Lulzim Bashës.

Ai shtoi se e ka në personalitetin e tij që thotë gjithçka që mendon dhe njësoj ka vepruar edhe me Bashën.

“Në ka pasur një njeri që zoti Basha në Partinë Demokratike e ka pasur oponencë permanente për çdo veprim, vendim, qoftë edhe mesazh, pra ne debatonim edhe pse u tha kjo gjëja kështu dhe nuk u tha kështu. I vetmi njeri që ka qenë oponent brenda Partisë Demokratike i Lulzim Bashës ka qenë Gazment Bardhi dhe kjo ka qenë falë raportit krejtësisht njerëzor që ne kemi pasur me njëri-tjetrin. Prandaj e vlerësoj Lulzim Bashën. Kur nuk përjashtoj as ndonjë tjetër, nuk përjashtoj as Lulzim Bashën. Unë nuk jam në gjuhën përjashtuese,” – u shpreh Bardhi.

Sidoqoftë, ai shtoi se e ka besuar për të vërtetë dorëheqjen e Bashës në momentin që e ka deklaruar publikisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026