Arian Çani: Pse Gaz Bardhi duhet të drejtojë sot PD, e duan apo nuk e duan
Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se njeriu që duhet të drejtojë Partinë Demokratike sot është Gazment Bardhi.
Sipas tij, PD po humb kohë me platformën e bashkimit, pasi zgjedhjet e përgjithshme janë pas 2 vjetësh dhe ndërkohë që opozita vijon e përçarë pushteti forcon pozitat.
“Pyetja që shtrohet është: Gaz Bardhi vetë, unë gjithmonë kam menduar se mund të drejtonte PD, e duan apo s’e duan. Për mua është një figurë që mund të drejtojë një parti. Në emër të kujt, Bardhi duke e ditur këtë gjë të thotë, prit se kemi kohë. Ndërkohë që ne flasim, pushteti nga ana tjetër po çimentohet. Duke parë të tërën, them mos është moment që të dalësh hapur publikisht dhe të thuash: po, jam gati për të udhëhequr opozitën. Pse nuk e bën Gazi këtë? Problemi më i madh sot në opozitë është se shumë emra janë të joshur nga pushteti. Pyetja është: sot opozita vuan rëndë nga mungesa e betejës, i vetmi që bëri betejë është Sali Berisha”, tha Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bardhi tregon detajet e vendimit: Pse PD duhet të ketë kryetar brenda 15 korrikut
- Bardhi: Si na refuzoi grupi “Berisha” hap pas hapi dhe ku ndryshon kërkesa jonë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë