Bardhi tregon detajet e vendimit: Pse PD duhet të ketë kryetar brenda 15 korrikut

5 Qershor 2023 | 22:00

Kolegji i Kryetarëve ka sugjeruar datën 15 korrik si afat përfundimtar për vendosjen e një personi në krye të Partisë Demokratike.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ky është një qëndrim i krerëve të degëve të cilët gjykojnë se strategjia më e mirë për të ringritur partinë është hapja e një procesi që fillon nga kryetari për të zbritur poshtë deri në bazën e partisë.

“Kolegji i Kryetarëve është një nga forumet e partisë, sigurisht do të mblidhet kryesia e partisë dhe do të ketë një vendimmarrje statutore. E rëndësishme është që kjo pjesë, apo Partia Demokratike, ajo që ju e quani PD-ja zyrtare, por në fakt është Partia Demokratike sepse vetëm 1 ka edhe pse jemi të përçarë. Unë nuk mohoj dot faktin që ata janë anëtarë të Partisë Demokratike, janë demokratë dhe janë miqtë dhe kolegët tanë të betejës opozitare 10-vjeçare. Kjo historia e 500 mijë votave do duhet të jemi pak të saktë sepse aty janë të gjitha votat e frontit opozitar,” – sqaroi Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026