“Edhe arkitektët do kenë përgjegjësi për ndërtimet pa leje”, Rama prezanton ligjin

3 Tetor 2025 | 11:42

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për shtyp nga Kryeministria me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Rama njoftoi masat që do të merren në lidhje me dhënien fund të ndërhyrjeve të paligjshme në territor, ndërsa përsëriti edhe një herë se arkitektët do të ngarkohen me përgjegjësi për çdo devijimin nga zbatimi i projektit.

“Tërësia e këtyre masave lidhet me atë që e kam paralajmëruar, domosdoshmërinë e ngritjes në një nivel tjetër për ministrat, për t’i dhënë fund ndërhyrjeve të paligjshme në të gjithë territorin. Kjo është një qasje 360 gradë që shtrihet në të gjitha drejtimet e konstatuara problematike. Kam bindjen se do të na japë rezultate të konsiderueshme pasi krijon kushtet për një disiplinim të mëtejshëm të procesit të ndërtimit. Jo vetëm ndërtimet pa leje, por dhe ato me leje që rëndon bëhen shkak për njerëzit që paguajnë për të blerë një shtëpi dhe hasin pengesa. Duke filluar nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore, përmes përfshirjes së detyrueshme të arkitektit në zbatimin e punimeve. Kjo do të thotë se për shkak se arkitektët janë nën trysni nga ndërtuesit dhe nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformime në procesin e ndërtimeve. E kthejnë arkitektin në subjekt të ligjit”, tha ai.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026