Arlind Qorri shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës
Lëvizja Bashkë shpalli publikisht ditën e djeshme pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet lokale, përkatësisht në Bashkinë e Tiranës.
Kandidati i kësaj force politike në Tiranë do të jetë pedagogu Arlind Qorri. Përmes një njoftimi në facebook Lëvizja bën me dije se ka nisur procesi i mbledhjes së firmave që do të mundësojë kandidimin e kandidatit Qorri në zgjedhjet loakle të 14 majit.
Ndërkohë që kjo force e re politike pretendon se ka një pengim të qëllimshëm nga ana e gjykatës për të shtyrë regjistrimin e partisë në gjykatë.
“Pavarësisht se paligjshmëritë e një gjykatësi të komanduar politikisht synojnë të na pengojnë, ne kemi vullnetin dhe të gjitha mundësitë që të kandidojmë në zgjedhjet lokale, duke mos lënë asnjë instancë ligjore pa u apeluar dhe duke ushtruar të gjithë presionin qytetar e kushtetues për t’i shtrënguar institucionet që të zbatojnë ligjet e vendit.
Në takimin e djeshëm, përpara se dhjetëra qytetarë të merrnin fjalën dhe të jepnin sugjerimet e tyre, Lëvizja BASHKË paraqiti shtyllat e programit të saj për kthimin e Tiranës në një qytet të jetueshëm. Po ashtu shpalosëm strategjinë tonë të shndërrimit të përpjekjes për Tiranën edhe në një model politik që nesër do të rrëzojë sistemin e kalbur politiko-ekonomik në fuqi dhe do t’i ndërrojë faqen vendit.
Kandidati i Lëvizjes BASHKË për kryetar të Bashkisë së Tiranës do të jetë Arlind Qori, me profesion pedagog i shkencës politike, aktivist prej 12 vjetësh dhe prej dhjetorit të vitit të shkuar edhe bartës i përgjegjësisë së kryetarit të Lëvizjes BASHKË.
Pasi të sigurojmë njohjen dhe regjistrimin e partisë nga gjykata dhe KQZ, do të bëjmë publike edhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Që sot paradite ne jemi në rrugën përballë Bibliotekës Kombëtare për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve që do të na mundësojnë realisht pjesëmarrjen në zgjedhje. Në ditët në vijim do të mund të na gjeni edhe nëpër lagje dhe pika të tjera takimi brenda qytetit. E vetmja fuqi që kemi është mbështetja dhe solidariteti i qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Bashkë.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta