Zgjedhjet e 14 majit, Lëvizja Bashkë rrezikon të mos regjistrohet si parti politike
Lëvizja Bashkë pretendon se po pengohet për t’u regjistruar në gjykatë si subjekt politik për zgjedhjet e 14 majit.
Sekretarja Organizative e Lëvizjes Bashkë, Mirela Ruko thotë se është shkelur afati prej 30 ditësh për të marrë statusin juridik.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ruko u shpreh se kanë dorëzuar dokumentacionin më 9 janar dhe ende kjo lëvizje nuk e ka statusin juridik.
Sipas Rukos, Lëvizja Bashkë rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, pasi afati që ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është data 9 mars.
“Ka një ligj që quhet ligji i partive, i cili i mundëson këto lehtësi çdo subjekti që do të regjistrohet, të marrë statusin juridik dhe brenda 30 ditëve ta gëzojë këtë status. Ajo që pretendojmë, është që ky afat është shkelur, për shkak se ne kemi dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm pranë gjykatës në datën 9 janar dhe deri në këto momente ne nuk e jemi marrë statusin tonë juridik.
Përkundrazi, kemi marrë vetëm një datë seance për ta shpallur një vendim që do merret kundrejt nesh, në datën 7 mars, e cila për ne është jashtë çdo afati, por nga ana tjetër na rrezikon mosregjistrimin në zgjedhje si subjekt elektoral sepse afati që ka vendosur KQZ-ja për partitë politike që të regjistrohen, është data 9 mars”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë