Armando Broja largohet nga Everton, konfirmohet zyrtarisht përfundimi i huazimit

26 Maj 2025 | 20:39

Everton ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e aventurës së Armando Brojës me klubin, përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Evertonit në formë huazimi nga Chelsea, ndërsa marrëveshja mes palëve përfundon muajin e ardhshëm.

Në njoftimin e bërë publik këtë të hënë, klubi anglez konfirmoi largimin e Brojës, së bashku me tre lojtarë të tjerë: Jack Harrison, Jesper Lindstrøm dhe Orel Mangala, të cilët gjithashtu do të rikthehen në klubet e tyre përkatëse pas përfundimit të huazimit.

“Everton konfirmon se Jack Harrison, Jesper Lindstrøm, Orel Mangala dhe Armando Broja do të rikthehen te klubet e tyre përkatëse sapo të përfundojnë kontratat e huazimit muajin e ardhshëm. Faleminderit për kontributin dhe suksese në të ardhmen, djem!” – thuhet në deklaratën e klubit.

Armando Broja iu bashkua Evertonit në ditën e fundit të merkatos së dimrit dhe zhvilloi gjithsej 11 ndeshje me fanellën e “bluve”, por forma e tij u ndikua nga dëmtimet e shpeshta, që nuk i lejuan të shkëlqente plotësisht në Premier League.

Gjithashtu, Everton njoftoi se ka nisur bisedimet për të ardhmen e Charly Alcaraz, i cili është i huazuar nga Flamengo deri në fund të sezonit 2024/25.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026