Armatoset edhe Maqedonia e Veriut, blenë 8 helikopterë të prodhimit italian

15 Mars 2024 | 10:41

Tetë helikopterë të prodhimit italian “Leonardo” do të blihen për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vlera e helikopterëve do të arrijë 230 milionë euro, ndërsa do të paguhet në katër këste.

E para do të paguhet këtë vit dhe është në shumë prej 16 për qind nga vlera totale e furnizimit.

Siç ka informuar ministrja e Mbrojtjes, , zgjedhja është bërë në përputhje me planin afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse 2023-2032 dhe planet e Armatës për rinovimin e  aviacionit.

“Në fazën e hulumtimit të tregut dhe krahasimin e alternativave, ekipi vendosi të rekomandojë furnizimin e helikopterëve nga kompania “Leonardo helikopters”, deklaroi ministrja.

Ajo  theksoi  se pakoja e furnizimit përfshin trajnimin e pilotëve dhe stafit teknik, si dhe disponueshmërinë e simulatorëve për trajnim, ndërsa do të sigurohet një vend për të vendosur helikopterët e rinj.

Helikopteri i parë do të arrijë në gjysmën e dytë të vitit 2026, ndërsa të gjitha dërgesat do të përfundojnë deri në vitin 2028.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026