“Armatosja e FSK, kërcënim”, Vuçiç: Presioni është i padurueshëm

18 Tetor 2024 | 09:19

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përmendi armatosjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës, si kërcënim për sigurinë e Serbisë, gjatë fjalimit të mbajtur me rastin e 125-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe informacion.

Në event morën pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brbnabiç, ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç, ministri i Financave drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviç, si dhe drejtori i BIA.

Vuçiç u shpreh se sulmi në Banjskë tregoi në një njërën anë shkelje të Kartës së OKB dhe Rezolutës 1244 dhe nga ana tjetër represionin ndaj të gjithë atyre që rebelohen kundër shkeljeve.

“Na sjellin policë të cilët nuk lejohen të jenë në Veriun e Kosovës. Ata po armatosin ato që i quajnë forcat e sigurisë, duke i kthyer në një ushtri. Gjithçka në kundërshtim me Rezolutën 1244. Popullsia u rebelua. Rrihni, arrestoni, vrisni të gjithë serbët sepse guxuan të mbronin Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e tyre.  Por është e pabesueshme që një numër i vogël njerëzish, duke përfshirë edhe pjesëtarë të BIA, arritën t’i dallonin lojërat e tyre”, u shpreh presidenti serb.

Vuçiç shtoi më tej se jetojnë në një kohë sfidash të mëdha, kur presionet nga jashtë dhe brenda vendit janë duke u rritur.

“Presioni i brendshëm i gjeneruar nga shërbime të ndryshme të jashtme për të prishur Serbinë nga rruga e saj nuk ka qenë kurrë më i madh, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke vënë në dukje se “rruga serbe” ishte e vetmja rrugë e mirë për vendin.

Vuçiç shtoi  se ai kurrë nuk kishte ndjerë një presion të tillë të brendshëm.

“Kjo për shkak se të gjithë lojtarët e shërbimeve të ndryshme perëndimore dhe lindore janë nën presion për të dhënë rezultatet që shërbimet e huaja kërkojnë prej tyre. Për mua, presioni është pothuajse i padurueshëm”, tha ai.

Ai vuri në dukje se shërbimet e huaja donin te ndikonin  Serbinë në një drejtim që ndryshon nga ai i vendosur nga Serbia dhe populli i saj

“Sot, ne jetojmë në një kohë sfidash të mëdha”, tha Vuçiç, duke theksuar se ai ishte krenar për luftën e BIA-s për pavarësinë, shtetësinë dhe integritetin e Serbisë në kohë të vështira, si dhe për luftën e saj “kundër të gjithë atyre që donin të shkatërronin vendin.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026