Armatosja e Kosovës/ Meçollari: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë
Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka folur për armatosjen e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks”.
Ai thekson se këto zhvillime po rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake dhe nivelin e sigurisë së vendit.
Sipas Meçollarit, blerja e sistemeve të reja ushtarake nënkupton që Kosova do të jetë në gjendje të projektojë fuqinë e saj përtej kufijve.
“Blerja e sistemeve do të thotë që Kosova do të jetë në gjendje të projektojë fuqinë ushtarake përtej kufijve të saj, ky sistem godet më larg se kufiri i saj, ushtarakisht.
Kjo nuk është lëvizja e fundit. Kosova në dy vitet e fundit ka lëvizur mirë në pikëpamje të mbrojtjes. Armatimi ushtarak që po merr po e çon në forcën të armatosur. Ka disa veprime në FSK të cilat po rrisin kapacitete në mënyrë të ndjeshme.
Marrëdhëniet kryesore në fushën ushtarake janë dy: SHBA dhe Turqia.
Lëvizjet që po bëhen në Kosovë janë të tilla që forca e armatosur po rrit ndjeshëm nivelin e sigurisë. Rasti i Banjskës ndryshoi skemën e sigurisë së Kosovës. Kur vjen puna të Serbia, Vuçiç është problematik në arenën ndërkombëtare. Ai edhe mund të largohet, por largimi i tij nuk do e zgjidhë problemin me Kosovën”, tha Artur Meçollari.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit