Armë dhe shtëpi bari, lihet në qeli Krasniqi: Jam invalid, paratë i doja për…

26 Janar 2023 | 11:16

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Krasniqin, të arrestuarin për shtëpinë e barit dhe arsenalin e armëve që u zbulua në Shijak.

Gazetarja e Euronws Kloida Gjuzi tha se Krasniqi ka marrë përsipër i vetëm autorësinë e bimëve të paligjshme dhe armëve që iu gjetën në banesë.

Në dëshminë e dhënë përpara trupës gjykuese ai tha se e ka kryer veprimtarinë kriminale pasi është invalid dhe paratë i duheshin për të kryer një ndërhyrje shëndetësore.

“Sa i takon dëshmisë në gjykatë ai ka përsëritur dëshminë që dha përpara grupit hetimor, duke marrë përgjegjësinë për gjithë bimët e kanabisit dhe armët e gjetura në banesë.

Ai tha se i është dashur të bëjë këtë lloj veprimtarie pasi është i sëmurë. Sipas avokatit i pandehuri është invalid dhe paratë i duheshin për të përballuar koston e operacionit që i duhet të kryej.

Për sa i përket armëve të gjetura ai tha se kanë qënë aty që prej 1997-ës dhe nuk janë vënë në përdorim”, tha Gjuzi.

Krasniqi u arrestua si rezultat i megaoperacionit policor të koduar “Krahët e krimit”, ku në kërkim u shpall dhe kërkim vëllai i tij, shtetasi Selman Krasniqi.

Pas hetimeve të kryera shërbimet e Policisë konstatuan se kati i tretë dhe i katërt i banesës së dy vëllezërve, ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera  që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollove të shtuara, në një ambient me mur të dyfishtë, në këtë banesë, është gjetur i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026