“Armë ke?” Momenti i arratisjes së 31-vjeçarit me tre identitete, përplasi 9 makina

5 Tetor 2025 | 16:09

Kanë dal pamjet e arrestimit të Imer Krashit, personit që paraditen e kësaj të diele ishte protagonisti një ngjajre të rrezikshme në kryeqytet.

Një ndjekje e rrezikshme policore është zhvilluar mesditën e së dielës në Tiranë, ku 31-vjeçari me precedent të theksuar kriminal Imer Krashi ka refuzuar të ndalojë dhe ka tentuar t’i shpëtojë policisë, duke përplasur në rrugë 9 automjete dhe 1 motomjet, përpara se të arrestohej nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Automjeti i tij rezultonte me targa gjermane dhe është ndaluar gjatë një kontrolli.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në zonën e Liqenit të Thatë, pasi shërbimet e Policisë kishin marrë informacion se një automjet po qarkullonte në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i tij dyshohej se ishte i armatosur. Pas ndalimit për verifikim, drejtuesi i mjetit,  Imer Krashi, 31 vjeç, refuzoi urdhrin e policisë për kontroll dhe u largua me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar seriozisht jetën e efektivëve që po komunikonin me të.

Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij. Gjatë arratisë, për shkak të trafikut të rënduar, 31-vjeçari përplasi 10 mjete, mes tyre edhe një motomjet ku udhëtonin një efektiv policie jashtë shërbimit, E. R., 52 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, O. R., 46 vjeçe. Të dy u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Polici dhe bashkëshortja e tij që u transportuan menjëherë në spital ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas një ndjekjeje intensive, policia arriti të neutralizojë dhe ndalojë automjetin dhe drejtuesin e tij, i cili rezultoi me disa identitete si, Imer Krashi., Imer Masha dhe Imer Uka. Gjatë kontrollit të mjetit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë.

Ai konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka pasur më herët precedentë të shumtë penalë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026