English

Arratisja e “kryebosit” në Ekuador/ Vajza e ish-Presidentit: Ku ndodhet ‘Fito’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet në Ekuador janë angazhuar maksimalisht për të gjetur një nga kriminelët “më të rrezikshëm të vendit”, pasi zyrtarët zbuluan të dielën se ai ishte arratisur nga qelia në një qendër paraburgimi në qytetin port të Guayaquilit.

- Advertisement -

Por që pas arratisjes së tij nga burgu në Ekuador ka filluar një konflikt i brendshëm, ku ka përpalsje të armatosura mes grupeve kriminale dhe autoritetit të shtetit.

E ftuar në Euronews Albania, gazetarja Martha Roldos, e bija e ish-presidentit të vendit Jaime Roldós Aguilera, zbuloi si ndodhi përhapja e konfliktit dhe ku ndodhet Fito.

“Ka thashetheme që Fito ndodhet në Kolumbi dhe po përpiqet që të sigurojë një marrëveshje me disa institucione amerikane. Ai arriti të arratisej, ai është një kriminel i njohur, i cili menaxhonte një rrjet kriminal nga burgu. Ai ka qenë si një lord në burg për shumë vite dhe deri më tani kemi pasur një marrëveshje të fshehur mes qeverisë, kryesisht qeverisë së Correa-s dhe grupeve kriminale, ku ata mbretëronin në sistemin e burgjeve. Kur këta lider që kontrollonin burgjet u vranë atëherë shpërtheu një kryengritje dhe të gjithë menduan se këto probleme do të mbeteshin në sistemet penitenciare të burgut, por jo nuk ndodhi ashtu dhe kështu u bë një luftë e hapur për territore. Tani është një luftë e hapur kundër shtetit dhe kundër qeverisë”, tha ajo.

Kush është Fito?

I njohur si një nga kriminelët më të rrezikshëm të Ekuadorit, Fito është lideri i kartelit Los Choneros, një bandë e rrezikshme që merret me trafikun e drogës dhe zhvatjen. Shumë nga anëtarët e saj edhe pse janë të burgosur kanë një ndikim të madh në trafikun e drogës në Amerikën Latine.

Ashtu si bandat e tjera, aktiviteti kriminal i Los Choneros besohet se shtrihet jashtë mureve të burgut, madje thuhet se funksionon si një krah operativ i kartelit Sinaloa të Meksikës.

Fito ishte i arrestuar që nga viti 2011, por nga burgu ai u bë lideri i Los Choneros vetëm pas vrasjes së ish-kreut Jorge Luis Zambrano González (i cili njihej si Rasquiña) në vitin 2020. Fito po vuante një dënim 34-vjeçar për trafik droge, krim të organizuar, dhe vrasje.

Kjo nuk është hera e parë e arratisjes nga burgu për kreun 44-vjeçar të bandës së rrezikshme. Në shkurt 2013, ai u arratis nga La Roca, një burg i sigurisë maksimale në kompleksin e burgut Litoral, para se të kapej në maj të atij viti.

Fito ka qenë gjithashtu i dyshuar si urdhëruesi i vrasjes së liderit të opozitës në Ekuador.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të vendit vitin e kaluar, kandidati Fernando Villavicencio – i cili foli kundër karteleve të fuqishme të drogës në Ekuador- u vra në kryeqytetin Quito në gusht. Ditë para vdekjes së tij, Villavicencio tha se ai dhe ekipi i tij kishin marrë kërcënime nga Fito dhe Los Choneros. Tre ditë pas atentatit, Fito u transferua sërish në burgun e sigurisë maksimale në La Roca.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?