“Arrestimet në AKSH” Karamuço jep detaje: Ja si funksiononte skema

16 Dhjetor 2025 | 21:39

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka analizuar në emisionin “Now” në Euronews Albania kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, si dhe për aksionin hetimor mbi tenderat e AKSHI-t, ku janë përfshirë disa biznesmenë.

Sipas Karamuços, pritet seanca e verifikimit të kushteve për të sqaruar për çfarë provash bëhet fjalë.

“Akuzat janë të rënda, do doja të shikoja në seancën e verifikimit të kushteve që besoj do zhvillohet brenda tre ditëve, të kuptoja se për çfarë flitet konkretisht. A jemi përpara një kallëzimi të një prej biznesmenëve dhe ai pretendon se është dhunuar apo i është hequr liria e tij në mënyrë të paligjshme, apo ka prova të tjera që shoqërojnë këtë gjë. Ka kryqëzim të dhënash. Janë ende hetimet paraprake”, tha ai.

I pyetur për moszbatimin e masave ndaj Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, dy biznesmenë të përfshirë në dosje, Karamuço u shpreh se mungon ende një informacion zyrtar. Më tej, Karamuço thekson se Dubai nuk është më destinacioni më pak i rrezikshëm për ata që duan të arratisen.

“Nuk ka ende një informacion, këtë detaj duhet ta jap policia. Jo në këtë rast, por në raste të tjera Dubai po ngel një lloj legjende, por në fakt janë gjetur disa vende të tjera që janë më komode sesa Dubai i cili është bërë një vend jo shumë i sigurtë për ata që duan të arratisen. Se për çfarë vendi konkretisht nuk aludoj dot.

Është një hetim kompleks, i madh që ka të bëjë me aspekte adiminsitrative dhe ekonomiko-financiare të bizneseve. Këto ecin paralelisht nga ku prokurori nuk vendos dot vetë pa pyetur ekspertët financiarë brenda SPAK-ut. Pa analizën e tyre asgjë nuk hecë dot në hetimet paraprake”, përfundoi eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026