Arrestimi i Allës, kreu i PD-së në Bulqizë: Ishte përdorues i lëndëve narkotike
Shaqir Manjani, kreu i PD-së në Bulqizë, komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Leftër Alla pak ditë më parë.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se skandali i Allës nuk është një gjë e re pasi sipas tij ai dilte çdo 6 muaj për skandale në media.
Më tej ai lëshoi akuza duke thënë Alla ishte përdorues i lëndëve narkotike ndërsa shtoi se në krye të Bashkisë u vendos me emërim.
“Skandali i Allës nuk është gjë e re. Alla është shquar për skandalet e tij. Çdo 6 muaj del në media për skandale. Ai është shfaqur duke pirë kokainë në një lokal. Ai e ka mohuar por populli e ka parë live. Alla ka qenë konsumator i lëndës narkotike. Ai është emëruar në krye të bashkisë në vitin 2019. Ishte i vetëm kandidat . Nuk është votëbesuar nga populli. Populli i Bulqizës e njeh si person me histori blerje e shitje votash.”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- U arrestua 8 ditë pas lindjes së fëmijës, lirohet nga burgu gruaja nga Shkodra
- Berisha kushte për koalicionin “Bashkë Fitojmë”? Përgjigjet Nard Ndoka
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë