Arrestimi i avokatit Barjami, ish-deputeti i PS: Ja pse ngjarja është e rëndë
Ish-deputeti i PS-së, Plarent Ndreca i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në “Euronews Albania” ka folur lidhur me arrestimin e avokatit, Ulian Barjami. Ndreca e ka cilësuar një ngjarje të rëndë arrestimin e avokatit teksa theksoi se nuk kishte asnjë kërcënim ndaj prokurorit.
Ai shtoi se avokati nuk u arrestua sipas procedurave ku prokurori kallëzon rastin dhe më pas kryhen procedurat po ishte një arrestim flagrant. Sipas tij ajo që është më e rëndë është fakti se kjo ngjarje tregon mentalitetin dhe psikologjinë e prokurorit për t’u viktimizuar.
“Ngjarja ishte e rëndë, ka të bëjë me gjeste dhe shprehje të rrëshqitjes drejt cenimit të rëndë të standarteve të procesit të rregullt ligjor të një shteti demokratik. Reagova ashpër se unë nuk mbaj mend në 30 vite që të arrestohet një avokat për një debat në sallën e gjyqit.
Sikur edhe kërcënim të ishte por që nuk ishte. Të thuash prokurorit që do të bëj kallëzim penal sepse ti gjykon në mënyrë të tillë se ka kryer vepër penale nuk është kërcënim. Është një mënyrë sesi avokati mendon të ushtrojë detyrën e tij. E ushtron gabim apo drejt është çështje tjetër,” tha ai.
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik