Arrestimi i Belerit, Dule: Akt i paprecedentë, urdhrin e dha Rama
Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën Fredi Beleri.
I pranishëm në ambientet e jashtme të komisariatit të Himarës, Dule e ka konsideruar si sulm të pastër politik arrestimin e Belerit dhe bën thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen.
Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit orkestruar enkas nga kryeministri Rama
“Pas një jave delirumi, gjuhë urrejtje, përçarjeje, stigmatizimi të Kryeministrit Rama kundër kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, me urdhër të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit rrëmbyen z. Beleri dhe avokatin avokatin e tij. Ata sapo kishin dalë nga një darkë. Akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm nga çdo optikë demokratike, një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitare. Të lirohet menjëherë z. Beleri, të garantohet vota dhe Rama të heqë dorë një herë e mirë nga përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit”, tha Dule për mediat.
LEXONI GJITHASHTU:
- Goditet banda shqiptare në Belgjikë, sekuestrohen kokainë e 60 mijë euro
- Arrestohet kandidati i “Bashkë fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare