Arrestimi i CEO-s së Telegram, Kremilini: Nuk dimë për çfarë akuzohet konkretisht

26 Gusht 2024 | 17:18

Kremlini deklaroi këtë të hënë se nuk ka pranuar asnjë informacion nga Franca lidhur me arrestimin e Pavel Durov, i cili është themelues i aplikacionit Telegram.

“Ne nuk e dimë se për çfarë konkretisht akuzohet Durovi. Nuk kemi dëgjuar asnjë deklarim zyrtar për këtë temë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Para se të themi diçka, na duhet të presim që situata të qartësohet… Pa qartësim, do të ishte e papërshtatshme që të komentonim”, shtoi ai.

Durov, një prej ikonave më me ndikim në botë nga fusha e teknologjisë, u arrestua të shtunën, pasi po fluturonte për në një aeroport në periferi të Parisit.

Sipas një burimi të agjencisë AFP, OFMIN, një trup në Francë që merret me parandalimin e dhunës ndaj të miturve, kishte lëshuar një fletarrestim ndaj Durovit.

Ai akuzohet se ka dështuar që të ndërmarrë veprime për të ulur përdorimin nga kriminelët të platformës së tij.

Telegrami nga ana tjetër ka thënë se respekton ligjet e Bashkimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona

Prokuroria e Beratit ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 11 persona, të cilët dyshohen...
10:17 | 10/07/2026

Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, Kokaj dhe Nure, i cili u ekzekutua me armë zjarri...
09:42 | 10/07/2026

40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Durrësit. Një 40-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 32-vjeçare. Policia bën...
09:30 | 10/07/2026