Arrestimi i Jorgo Goros, Abilekaj: Veprimi 2 javë më parë, që i hapi rrugën SPAK

25 Mars 2024 | 22:41

Analisti Enton Abilekaj është shprehur se vendosja e Vangjel Tavos në postin e prefektit të Vlorës, i hapi rrugën SPAK që të arrestohte ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goron.

Komentet Abilekaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se SPAK me arrestimin e Jorgo Goros i hapi rrugën një procesi politik.

Ai tha gjithashtu se në me atë që ka ndodhur në Himarë kemi të bëjmë me një ligj për grabitjen e pronave, që sipas tij, duhet të mbajnë përgjegjësi kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja Olta Xhaçka.

“Kemi të bëjmë me një akt politik, me një ligj për të grabitur pronat. Mban përgjegjësi kryeministri dhe ministrja në detyrë, që futi burrin për t’u bërë investitor strategjik, në konflikt interesi të pastër. Konflikti i interesit është pranuar qartësisht edhe nga Gjykata Kushtetuese.

E dyta bën Beleri padinë, pasi Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë rast që t’i kemi rënë ne në qafë banorëve të Himarës për pronën me investimet strategjike, në tv grek. Ja ku është rasti. Tani çfarë duhet të bëjë kryeministri, të japë dorëheqjen si në vendet demokratike? Të paktën të kërkojë falje. Çfarë ka bërë SPAK. Mori dosjen nga Beleri, nisi hetimi, dy javë para se të ndodhte kjo që ndodhi sot, Rama emëroi prefekt të Vlorës Vangjel Tavon, i cili ishte përmendur disa herë, si një kandidat që mund të përmbushte një marrëveshje mes të dy palëve në Himarë.

Pasi e vë Rama atë, SPAK e sheh veten të lirë për të arrestuar Jorgo Goros. I hap rrugën një procesi politik papritur. GJK thoshte se ai nuk duhet të rrinte më në detyrë. SPAK që nuk lejon të betohet një kryebashkiak i zgjedhur, i hap rrugën një procesi politik. Është aq kirurgjikal aksioni, saqë nuk prek asnjë faktor tjetër veç atij politik, as investitorët strategjikë e asgjë tjetër”, tha Abilekaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026