Arrestimi për vrasjen e rojes së pallatit, Gjykata e Vlorës lë në brug Armando Gegën

3 Gusht 2025 | 13:32

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë masën e sigurimit “arrest me burg” për shtetasin Leanth Bylyku, alias Armando Gega.

Ai u arrestua ditën e premte nga policia e Vlorës dhe forcat operacionale në kuadër të operacionit të koduar “Në gjurmë”.

Armando Gega u vu në pranga nën dyshimet për implikim në vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, në prill 2025, në qytetin e Vlorës, ndërsa viktima ishte roje pallati në ndërtim në qytet.

Sipas të dhënave të prokurorisë, ky shtetas ka pasur rolin e informatorit të grupit, i cili përfshinte disa anëtarë që bashkëpunuan për të organizuar vrasjen.

Po ashtu, ka prova që tregojnë se Armando Gega ka udhëtuar me makinën e ekzekutorit rumun, i cili është ende në arrati pasi ka dalë nga Shqipëria, i ka dhënë informacione dhe më tej i ka siguruar armën e zjarrit.

Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa Gjykata e Vlorës ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për të lënë në burg Armando Gegën.

Prokuroria e Vlorës, ka argumentuar se provat janë të pakundërshtueshme. Sipas policisë së qarkut dhe Prokurorisë, Gega ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe është i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Duke marrë parasysh pretencën e prokurorisë, dosjen dhe provat, gjykata e Vlorës ka cilësuar të drejtë arrestimin e Gegës.

Thuhet se vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj ka ndodhur me porosi nga Dubai për shkak të dyshimeve se ai ishte informator i një grupi rival të personave që urdhëruan ekzekutimin e tij.

Ekzekutori dyshohet se është një shtetas rumun i cili është larguar drejt Greqisë dhe vazhdon të jetë në arrati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme...
14:37 | 13/07/2026

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026