Arrestohen 2 persona në kërkim në Fier, ekstradohet trafikanti nga Greqia

Qarkullonte me kallashnikov
3 Gusht 2024 | 12:28

Policia e Fierit ka njoftuar se janë arrestuar 2 shtetas të shpallur në kërkim policor për vepra të ndryshme penale.

Në pranga përfundoi shtetasi F. K., 46 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Fierit me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje”.

U arrestua gjithashtu dhe shtetasi shtetasin R. D., 53 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Fierit me 3 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkohë që bëhet me dije se u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas i cili u ekstradua nga Greqia.

“U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin S. S., 48 vjeç. Ky shtetas u ekstradua nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga DVP Fier për veprat penale “Vjedhje”, dhe “Prodhimi dhe shitja e  lëndëve narkotike””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026