Arrestohen dy persona për vjedhje në Tiranë, u sekuestrohen armë dhe paisje policore
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “THE END”, i cili ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e dy shtetasve, të cilët dyshohen për vjedhje me thyerje në banesa dhe biznese.
Të arrestuarit janë shtetasit A. L., 35 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, të cilët janë kapur në flagrancë ditën e djeshme, pas vjedhjes së një biçiklete.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta dy shtetas, të dy me precedentë kriminalë për vjedhje, janë autorë të disa ngjarjeve të tjera të ngjashme.
Dyshohet se më 19 janar 2025, ata kanë kryer vjedhje me thyerje në një biznes në kryeqytet, nga ku kanë marrë disa pajisje elektronike.
Gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit A. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sërë provash materiale, përfshirë një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, jelek antiplumb, rrip multifunksional të përdorur nga Policia, si dhe disa sende të tjera që dyshohet se janë vjedhur nga këta shtetas.
Po ashtu, u gjetën dhe u sekuestruan dy biçikleta, një laptop, një monopatinë dhe sende të tjera që do t’i kalohen për ekspertizë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të mundshme, për të cilat këta shtetas dyshohet të jenë përgjegjës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona




