Xhaxhai qëlloi me armë, gazetari shpjegon pse plumbat goditën 15-vjeçarin në Tiranë

31 Janar 2025 | 17:36

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ku një 15-vjeçar mbeti i plagosur pas disa të shtënave të ndodhur në oborrin e një banese.

I ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, gazetari Igli Çelmeta ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin.

Çelmeta bëri me dije se, fatmirësisht, 15-vjeçari ka shpëtuar nga plumbat që i ka lëshuar xhaxhai i tij. Ai shpjegoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mëzez, në Tiranë, në një banesë të ndarë në disa hyrje, ku jetojnë tre vëllezër. Dy prej tyre janë binjakë dhe kanë pasur një konflikt, i cili ka tejkaluar në përdorimin e dhunës.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, por fatmirësisht për mrekulli, 15-vjeçari ka shpëtuar nga plumbat, të cilët u lëshuan nga xhaxhai i tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Pëllumbi, në fshatin Mëzez, në një shtëpi një katëshe që është ndarë në disa hyrje, ku jetojnë tre vëllezër. Secili prej tyre ka hyrjen e tij. Dy nga vëllezërit, të cilët janë edhe binjakë, kanë pasur një konflikt në oborrin e banesës. Sapo kanë dëgjuar për konfliktin midis dy vëllezërve, e gjithë familja Pëllumbi është përpjekur për ti ndarë ata. Kur konflikti u përshkallëzua dhe kaloi në dhunë fizike, njëri nga vëllezërit, Nazmi Pëllumbi, ka hyrë në banesë dhe ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të vëllait të tij Florent Pëllumbit ndërsa 15-vjeçari ka qenë jashtë oborrit të banesës. Ai ka dëgjuar zhurmat e konfliktit dhe është nisur drejt banesës dhe kur është afruar te porta e kanë goditur tre nga plumbat e shkrepur nga xhaxhai i tij”, tha gazetari Igli Çelmeta.

Pavarësisht plagëve, gjendja e të riut është raportuar si e qëndrueshme dhe ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që ende nuk mund të përcaktohet nëse ai e ka kaluar rrezikun. 15-vjeçari marrë një plumb në krahaor dhe dy plumba në krah por është në gjëndje stabëlk për momentin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026