Arrestohen ish-ministra dhe zyrtarë të lartë në lidhje me zjarrin tragjik në Koçan

12 Prill 2025 | 10:57

Policia ka arrestuar një sërë ish-zyrtarësh të lartë të përfshirë në struktura qeveritare që nga viti 2012, në kuadër të hetimeve për zjarrin në kabaren “Puls” në Koçan. Në mesin e të arrestuarve janë ish-ministrat e Ekonomisë Valon Saraçini dhe Bekim Neziri, të dy eksponent  të BDI-së, si dhe ministri aktual pa portofol dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Shaban Saliu. Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtori aktual i DMSH-së, Xhevat Selami,nga radhët e VLEN-it.

Sipas burimeve të besueshme, hetimi është zgjeruar dhe tashmë përfshin 23 të dyshuar të rinj. Nga këta, 19 janë arrestuar ose janë në proces arrestimi, ndërsa për një prej tyre, Driton Kuçin, ish-ministër i Ekonomisë dhe kuadër i BDI-së është konstatuar se ndodhet jashtë vendit. Ai aktualisht shërben si ambasador në Mbretërinë e Norvegjisë.

Prokuroria dyshon se ekziston një lidhje shkak-pasojë mes vendimmarrjeve në Ministrinë e Ekonomisë dhe në DMSH, që nga viti 2012 e deri te ngjarja tragjike më 16 mars në kabaren “Puls” në Koçan. Megjithatë, deri më tani nuk janë ngritur akuza ndaj drejtuesve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT).

Burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se të gjithë ata që kanë mbajtur pozita ministrore në Ministrinë e Ekonomisë ose kanë drejtuar DMSH-në që nga viti 2012 janë në mesin e të dyshuarve dhe të arrestuarve. Ministri aktual i Ekonomisë, Besar Durmishi, nuk figuron në listën e të dyshuarve.

Hetimet për zjarrin tragjik, i cili ndodhi më 16 mars në ambientet e diskotekës “Puls” në Koçan, janë duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore Publike në këtë qytet. Deri më tani, janë hapur procedura hetimore ndaj gjithsej 27 personave fizikë dhe tre subjekteve juridike, të cilët dyshohen për përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për këtë ngjarje me pasoja të rënda.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme është një e ardhur e rëndësishme për financat e pushtetit vendor.  Gjatë vitit 2025, 61 bashkitë e vendit arkëtuan rreth...
18:47 | 14/07/2026

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën prej vitesh ka marrëdhënie binjakëzimi...
18:43 | 14/07/2026

INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç

Gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat, ndërsa Shqipëria po përballet me një ndryshim të thellë demografik. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në...
18:34 | 14/07/2026