Ish-ministri arrestohet për tragjedinë në Koçan, bashkëshortja: Po fshehin fajtorët

21 Mars 2025 | 16:28

Yllka Bekteshi, bashkëshortja e ish-ministrit të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshit, ka reaguar pas arrestimit të partnerit të saj lidhur me tragjedinë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën 59 persona. Ajo ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe ka theksuar se politika po përdor këtë tragjedi për pazare politike.

“Uroj Zoti t’ju jap forcë për të përballuar dhimbjen familjarëve të viktimave.. janë në lutjet tona të gjithë ata që po mjekohen brenda dhe jashtë vendit. Më dogji në shpirt lajmi për shoferin e autoambulancës që zemra i pushoi mbas asaj nate të kobshme, lutem për djaloshin hero që shpëtoi 21 jetë pa menduar për të veten.. trishtim për bendin që refrenin lanë në gjysëm, të gjithë ato nëna që po luten të mos jetë ky realiteti… sa shumë dhimbje,” ka shkruar Bekteshi.

Ajo ka kritikuar ashpër përdorimin e tragjedisë nga politika dhe ka theksuar se ky është një veprim jashtë çdo lloj norme njerëzore. Në reagimin e saj, Bekteshi ka theksuar se bashkëshorti i saj, Kreshnik Bekteshi, nuk ka pasur lidhje me zjarrin në objektin ku ndodhi tragjedia, dhe se ai nuk ka qenë ushtrues detyre në momentin e ngjarjes.

“Fillimisht një gjë të qartësojmë, Kreshniku nuk u arrestua, shkoi me vullnet të lirë pas thirrjes nga stacioni policor. Më pas, pas disa minutash u njoftua për masën 24 orë, pa paralajmërim dhe pa prezencën e avokatit mbrojtës, duke e çuar në Koçan për një shoë mediatik. Kreshniku nuk ka qenë shkaktar i zjarrit dhe as ushtrues detyre kur ndodhi tragjedia,” shtoi Bekteshi.

Ajo gjithashtu ka theksuar se akuzat ndaj Kreshnikut janë një defokusim nga fajtorët e vërtetë, duke përmendur se licenca e fundit që ai ka dhënë ishte në vitin 2021 dhe objekti kishte funksionuar me licencë që nga viti 2012. Sipas saj, pëlqimi për funksionimin e objektit kishte kaluar përmes disa ministrive, duke përfshirë Ministrinë e Ekonomisë, por edhe përmes Komunës së Koçanit dhe Ministrisë së Transportit.

“Titujt e mediave për arrestimin e ish-ministrit janë një defokusim nga fajtorët e vërtetë. Kreshniku nuk ka qenë shkaktar i zjarrit dhe nuk ka qenë në detyrë kur ndodhi tragjedia. Kjo është një tentativë për të hedhur përgjegjësinë mbi të dhe për të përfituar kohë për të mveshur të tjerët me petkun e fajit,” tha Yllka Bekteshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026