Arrestohen katër të dyshuar në Beograd, autorietet: Po planifikonin trazira

10 Gusht 2024 | 12:57

Autoritetet serbe kanë arrestuar katër persona të cilët dyshohet se planifikonin të shkaktonin dhunë dhe trazira gjatë një proteste të menduar për të shtunën e 10 gushtit në Beograd.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një deklaratë identifikoi edhe të arrestuarit duke shtuar se këta të fundit do t’i dorzohen prokurorisë.

Personat e arrestuar janë  D.R. (1978), Z.C. (1989), S.V.T. (1986) dhe D.E. (1983).Disa orë para arrestimit të tyre,  ka reaguar edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili theksoi  se shërbimet e sigurisë ruse kanë paralajmëruar se në Serbi po përgatiten trazira masive, “që kanë për qëllim përfundimtar një grusht shteti dhe rrëzimin e udhëheqjes së zgjedhur në mënyrë të ligjshme”.Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që zyrtarët në Serbi, të cilët refuzojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë pavarësisht thirrjeve të Perëndimit, thonë se shërbimet ruse japin paralajmërime përpara protestave të drejtuara kundër qeverisë, duke i quajtur ato “revolucione me ngjyra” dhe paralajmërime për “Majdanin” në Serbi – terma që janë dënuar nga zyrtarët e BE-së dhe Ukrainës.

Ka disa javë që në qytete të ndryshme të Serbisë po mbahen protesta kundër nxjerrjes së litiumit, ndërsa protesta kryesore është planifikuar për këtë shtunë më 10 gusht në Beograd.

Ndërkohë po të shtunën përfundon afati që organizatorët e protestës i kanë dhënë qeverisë së Serbisë për të miratuar një ligj për ndalimin e përhershëm të hulumtimeve gjeologjike dhe shfrytëzimit të litiumit dhe borit në Serbi.Kjo valë e re protestash vjen pas vendimit të Qeverisë së Serbisë më 16 korrik për të vazhduar me projektin e ndërtimit të minierës së litiumit në luginën Jadar, pasi paraprakisht e kishte ndalur ndërtimin e saj në vitin 2022.

Kësaj i parapriu vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, e cila më 11 korrik e shpalli jokushtetues vendimin e Qeverisë së Serbisë për të ndalur projektin e Rio Tintos, me vlerë 2.4 miliardë dollarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026