Arrestohen në “shtëpinë e barit” shqiptarët në Angli: Kishim borxhe për të shlyer
Dy emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë rënë në prangat e policisë pasi u ndaluan në “shtëpi bari” në një pronë industriale të Neyland.
Mediat britanike kaë publikuar dhe emrat dhe fotot e shqiptarëve të cilët janë shtetasit Eduart Zhupa, 35 vjeç dhe Ergest Muçopata, 42 vjeç.
Në deklaratën e parë përpara autoriteteve shqiptarët deklaruan se punonin në fermën e kanabisit për të shlyer borxhet që kishin ndaj një bande kriminale që i çoi klandestinë në Britaninë e Madhe.
“Më duhet të jap sa më pak dënim që mundem me lig. Është e pritshme që ju të ktheheni në vendin tuaj të origjinës kur të keni vuajtur dënimin. Sa më e shkurtër të jetë koha në paraburgim në këtë vend, aq më mirë për taksapaguesit britanikë”, tha gjykatësi Huë Rees.
Gjatë operacionit oficerët zbuluan 814 bimë kanabis, të cilat kishin një rendiment të vlerësuar nga 22 kg deri në 68 kg kanabis. Kanabisi do të kishte një vlerë në treg midis 88,000 dhe 350,000 £ – në varësi të rendimentit.
“Të pandehurit – të cilët të dy nuk kanë vendbanim fiks – nuk kanë dënime të mëparshme në MB”, deklaroi prokurori Craig Jones.

Avokati Dan Griffiths, që përfaqësonte Eduart Zhupën zbuloi në seancë dhe borxhin që klienti i rij i kishte bandës kriminale që e transportoi në Britaninë e Madhe.
“Ai u trafikua në Mbretërinë e Bashkuar nga një bandë kriminale, i kishte një borxh të konsiderueshëm në proces bandës që e solli”, tha avokati.
Avokati i 42-vjeçarit Muçopata, tha: “Ai sapo kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar, kishte përafërsisht dy javë në momentin kur u arrestua. Atij i ishte thënë që të shlyente borxhin për transportin me kamionin, do të mund të punonte në bujqësi, në një fermë bagëtish, me qëllim që ta shlyente”.

Avokati tha se shpenzimet mjekësore për gruan e sëmurë, si dhe kostoja e qerasë , e kishin detyruar 42-vjeçarin të emigronte në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ai kërkonte të siguronte një jetë më të mirë për familjen”- tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë