Arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim për drogë dhe korrupsion

6 Qershor 2022 | 10:57

Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës këtë të hënë.

Alfred Mikeli ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më 18 dhjetor të vitit 2018, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa, më 6 janar të këtij viti, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë kontrollit fizik të Mikelit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma parash, dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara dhe dy aparate celulare.

Operacioni i koduar  “Last move”, u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026