Arrestohet babai i djalit që kreu masakrën në shkollë, e stërviti në poligon qitjeje
Një masakër ka ndodhur ditën e sotme në Beograd ku 8 nxënës dhe një roje kanë mbetur të vrarë në një shkollë fillore, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një 14-vjeçar.
Mes të vdekurve janë 7 vajza dhe një djalë, të cilët ndodheshin në ambiente të ndryshme të shkollës në momentin që i mituri ka qëlluar drejt tyre duke i lënë të vrarë.
Policia serbe ka arrestuar babanë e djalit, i cili kishte në zotërim armën me të cilën u krye masakra. Ai pretendon se ka pasur leje ligjore për armën.
“Ai pretendon se ishin mbyllur në kasafortë me një kod, por padyshim që fëmija kishte kodin e asaj kasaforte, përveç dy pistoletave, iu gjetën edhe tre karikatorë plot me plumba. Jozyrtarisht, mësohet se së bashku me të atin ai ka shkuar në poligone për ushtrimin e qitjes”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Nga të shtënat që ndodhën mëngjesin e sotëm, mbetën të vrarë nëntë persona, mes tyre tetë studentë dhe një roje sigurie.
Shefi i Departamentit të Policisë në Policinë e Beogradit, Veselin Miliç, ka thënë se policia është thirrur në orën 8:42 të mëngjesit të sotëm nga një person i panjohur i cili është prezantuar si K.K dhe ka thënë se ka qëlluar disa persona.
“U konstatua se djali që thirri shërbimin tonë përdori armë zjarri”, tha Miliç, duke shtuar se shtatë vajza dhe një djalë u vranë.
Ai shtoi se studenti e kishte planifikuar këtë krim për një muaj dhe se kishte një listë të fëmijëve që planifikonte t’i likuidonte. Ai tha gjithashtu se arma e përdorur në krim është marrë nga banesa nga babai i studentit të dyshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve