Arrestohet bashkë me djalin ministri i qeverisë Kurti
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Fikrim Damka, i cili vjen nga komuniteti turk i Kosovës, është arrestuar bashkë me djalin e tij, Fuat Damka, dhe i është caktuar një masë sigurie për 48 orë.
Dy të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Kanosje dhe sulm” ndaj dy personave të tjerë.
Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci, zbuloi nga Prishtina se sulmi ka ndodhur ditën e diel gjatë orës 18:00, kur babë e bir kanë dhunuar dy persona të komunitetit turk në Kosovë.
“Rasti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:00, ku ai akuzohet se ka kanosur dhe ka dhunuar dy persona të tjerë. Sipas prokurorisë, thuhet se ky rast nuk lidhet me zgjedhjet, megjithatë mediat kanë raportuar se bëhet fjalë për një sulm ndaj dy personave të një partie tjetër turke, çka lë të hapur mundësinë që ky konflikt, i cili çoi në arrestimin e ministrit aktual, të lidhet deri diku me zgjedhjet,” tha Gjoci.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në afërsi të parkut “Korrilla” në qytetin e Prizrenit.
“Dje ka qenë një rast kanosje dhe sulm, ku dy persona kanë kanosur dy persona të tjerë në Prizren, në afërsi të parkut ‘Korrilla’, dhe pasi që rasti është raportuar, janë intervistuar të dyshuarit dhe viktimat. Dy të dyshuarit, F.D. dhe F.D. tjetri, janë ndaluar për 48 orë me vendim të kryeprokurorit,” tha Bytyqi.
Fikrim Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare dhe është ministër aktual në qeverinë Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin