Arrestohet këngëtarja Elsa Lila dhe boksieri Petrit Bardhi
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është arrestuar gjatë një operacioni kundër drogës në Itali.
Gazeta “La Repubblica” raporton se Lila ishte mes 13 personave në hetim, shqiptarë dhe italianë që janë vënë në pranga mëngjesin e së mërkurës në Romë.
Sipas asaj që raporton gazeta italiane, roli i këngëtares së njohur ishte mbajta e llogarive për grupin mafioz.
Përveç këngëtares 40-vjeçare, i përfshirë është dhe ish-kampioni i boksit në Shqipëri, Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”.
Grupi italo-shqiptar sipas hetuesve të antimafias në Itali, merrej me shitjen e drogës në lokale të ndryshme të kryeqytetit.
Në këtë grup me bazë në Acilia sipas mediave italiane kishte lidhje dhe Arben Zogu, një mafioz i njohur në Itali.
Për të kamufluar aktivitetin e shpërndarjes së drogës, grupi pajiste lokalet me makineri të lojërave të fatit.
Grupi merrej me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës.
Elsa Lila ka fituar shumë çmimeve muzikore në Shqipëri, përfshirë dy herë radhazi Festivalin e Këngës.
Në1996, kur ishte 15 vjeçe, Lila fitoi festivalin e RTSH-së përmes një televotimi. Një vit më pas, ajo fitoi sërish.
Në 1998, Elsa Lila u njoh dhe në arenën ndërkombëtare pasi fitoi festivalin ndërkombëtar në Bullgari ‘Varna’.
Në 2001, Lila mori dekoratën ‘Ambasadore e Muzikës Shqiptare në Botë’, nga ish-presidenti Rexhep Meidani.
Në 2007, Lila mori pjesë në festivalin e 57-të të Sanremos në Itali me këngën “Il senso della vita”.
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:51 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës