Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj
Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar këtë të enjte kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, Partia Socialdemokrate e cila e ka konsideruar këtë arrestim “totalisht jashtë çdo racionaliteti”. Sipas PSD Molliqaj nuk ka marrë ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjendet lehtësisht.
Sipas PSD kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se “presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike”.
“Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për “shqyrtim rastesh” lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me anëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së.
Arrestime të tilla nuk na ndalin, vetëm e bëjnë më të qartë për të gjithë kush ka frikë nga organizimi politik.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt”,-thuhet në postimin e PSD-së në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge