Arrestohet në Tiranë i kërkuari nga Italia për trafik droge dhe organizatë kriminale
Një 45-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. 45-vjeçari Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, banues në Rrëshen, u kap në lagjen “Vasil Shanto”, pasi rezulton i dënuar në Itali me 5 vite e 3 muaj burg për organizatë kriminale dhe trafik droge.
Nga dënimi i tij, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vite e 18 ditë burgim, ndërsa policia po punon për ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj.
Njoftimi i policisë
“Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, 45 vjeç, banues në Rrëshen. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, Itali, e ka dënuar me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë, për veprat penale ‘Organizata kriminale’ dhe ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vite e 18 ditë burgim”, njofton policia.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)