Arrestohet një serb në Jarinjë, sulmoi zyrtarin policor
Një shtetas i Serbisë ka sulmuar një zyrtar të Policisë së Kosovës dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ku thuhet se incidenti ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë.
Siç thuhet në komunikatë, i dyshuari me inicialet N.T., shtetas i Serbisë, ka tentuar të hyjë në Kosovë “pa dokumentacionin e nevojshëm”.
Atij i është refuzuar hyrja nga autoritetet policore dhe më pas “ai ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në pikën e kalimit kufitar” në Jarinjë.
“Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona