Arrestohet për zjarrvënie 48-vjeçari në Durrës, flakët rrezikuan disa banesa

3 Gusht 2024 | 10:39

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit si dyshuar për një zjarrvënie të qëllimshme në fshatin Rrotull, Ishëm.

Nga zjarri që ndezi ky shtetas, u dogj një sipërfaqe toke me pemë e shkure dhe u rrezikuan të përfshiheshin nga flakët dhe disa banesa.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi do të përballen me ligjin.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve,  u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

I. V., 48 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Ishëm.Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me  pemë e shkurre dhe u rrezikuan dhe disa banesa”, thuhet në njoftimin e policisë.

EXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026