Arrestohet polici që plagosi 24-vjeçarin në Vlorë

30 Prill 2022 | 10:16

Punonjësi i repartit Delta Forcë në Vlorë Lisen Myrtaj është arrestuar këtë të shtunë pasi dyshohet se është i përfshirë në plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në lagjen “10 Korriku”.

Ndaj tij është vendosur masa e arrestit në flagrancë dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë.

Myrtaj ka gjuajtur me armë në drejtim të24-vjeçarit Juxhino Todi, djalit të kryeplakut të Kaninës Astrit Aliraj, i cili dyshohet se ka ndryshuar mbiemrin.

Grupi hetimor ka sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, 7 gëzhoja 9 mm, të cilat dyshohen se i përkasin armës së Myrtajt, 3 fishekë, model 54 dhe mjetin tip Benz Mercedez në pronësi të Astrit Alirajt.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Juxhino Todi është larguar nga vendngjarja dhe nuk është gjetur ende nga policia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braktisja e fshatrave, plagë sociale, fshati Llëngë në Pogradec pa rrugë e pa shërbime

Llënga e vllehëve, një prej fshatrave më të banuar dhe më të zhvilluar të zonës së Pogradecit në shekullin XVII, sot është kthyer në një...
16:51 | 08/06/2026

Moti i keq bllokon qarkullimin në aksin rrugor Maliq-Gramsh

Shirat e dendur që kanë prekur Juglindjen së pasditen e së hënës kanë shkaktuar bllokimin e rrugës së Moglicës, aks i rëndësishëm që bën lidhjen...
15:57 | 08/06/2026

Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka publikuar foton e shtetasit Sadik Llani, i dyshuar si autor i vrasjes së një 27-vjeçari, ngjarje e ndodhur këtë...
15:39 | 08/06/2026