“Arrëthyesi” i TKOB turne në Itali, përralla magjike e Çajkovskit kalon kufijtë…
Përralla magjike e Çajkovskit, “Arrëthyesi”, pas gjashtë shfaqjeve në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, këtë herë do t’i kalojë kufijtë e Shqipërisë.
Solistët dhe trupa e baletit, të përgatitur nga koreografi Edi Blloshmi dhe baletmaestër Alisa Gjoni, nisen drejt Italisë për ta ngjitur këtë kryevepër klasike në dy skena prestigjioze.
“Përralla magjike e ‘Arrëthyesit’ do të tregohet në Teatro di Piacenza më 5 janar dhe në Teatro Nuovo di Udine më 6 janar.
Baleti është një gjuhë universale, dhe këtë fillim viti, ‘Arrëthyesi’ i TKOB-së dëshmon se arti nuk ka kufij, vetëm horizonte të reja për t’u arritur”, thuhet në njoftimin e TKOB.
“Arrëthyesi”, me muzikën e magjishme të Çajkovskit, vjen në TKOB çdo fundviti, duke tërhequr gjithnjë e më shumë një publik të ri në moshë. Ky balet, me subjektin e një përralle, është kthyer tashmë në një ikonë të periudhës festive, në të gjitha teatrot anekënd botës dhe pa dyshim që edhe TKOB nuk mund ta “prishte” këtë zinxhir festiv mbarëbotëror.
LEXONI GJITHASHTU:
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 09:57 Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)
- 09:44 Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht