Arrihet marrëveshja në RMV, ‘Alternativa’ kalon në maxhorancë, merr 3 ministri

5 Dhjetor 2021 | 12:19

Kuvendi i përgjithshëm i partisë shqiptare “Alternativa”, me shumicë votash ka vendosur që të dalë nga kampi opozitar dhe t’i bashkohet maxhorancës.

Pas takimeve të shumta mes kryeministrit në detyrë Zoran Zaev dhe kryetarit, Afrim Gashi, sot u firmos edhe marrëveshja e bashkëpunimit e Alternativës me Lidhjen Social Demokrate, duke e çuar maxhorancën parlamentare në 64 deputetë, si dhe duke e shpëtuar vendin nga zgjedhjet e parakohshme.

Gazetari Benjanin Arifi raportoi nga Shkupi se “Aleternativa” do të marrë 3 poste ministrore, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe një ministër pa portofol, atë të Diasporës.

Kjo parti do të ketë edhe 3 zv.ministra si dhe tre poste të sekretarit shtetëror nëpër ministri, si dhe do të drejtojë 30 drejtori në rang vendi.

“Alernativa” i ka kërkuar Zoran Zaevit që të jetë prioritet i këtij bashkëpunimi, krijimi i një hetimi ndërkombëtar për rastet gjyqësore që dyshohen për montim, si “Monstra” apo Kumanova.

Një kërkesë tjetër e Gashit është edhe ruajtja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë krize.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026