“Arritjet në turizëm s’janë rastësi”, Balluku: U bë punë e jashtëzakonshme
Këtë të hënë po zhvillohet konferenca “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, ministrja e energjetikës dhe infrastrukturës, njëherazi zëvendës kryeministrja Belinda Balluku tha në fjalën e saj se arritjet e Shqipërisë në turizëm, nuk janë rastësore.
Sipas saj ndonëse thuhet se ky zhvillim erdhi sepse erdhi momenti, e vërteta është se “është bërë punë e jashtëzakonshme”. Ajo tha se në këtë vit pritet që të kalohet numri i parashikuar i turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë.
“Duhet thënë që kemi një fokus të qeverisë në sektorin e turizmit, gjë që kërkon të kemi një bashkëpunim dhe sinergji mes palëve. Unë duke përfaqësuar këtu portofolin e infrastrukturës dhe të energjisë do të thoja se ne do të fillojmë shumë shpejt operimin në qendrën e menaxhimit të trafikut. aty ku parashikohet të akomodohen të gjitha ato struktura që ndërhynë menjëherë duke shkurtuar kështu kohën e ndërhyrjes në territor dhe duke i shërbyer pa dyshim turizmit. Do kemi aty policinë, ARRSH-në, dhe gjithë ato trupa që duhet të marrtin informacion nga terreni.
Duhet thënë se ky sukses nuk ka ardhur ashtu siç mundohen ta shesin. Nuk ka ardhur se i erdhi koha, por se është bërë punë e jashtëzakonshme nga qeveria shqiptare, nga institucionet, nga bashkitë kudo në vendin tonë dhe është bërë një promovim i vendit nga kryeministri Edi Rama. Ne e dimë shumë mirë se Shqipëria gëzon në arendën ndërkombëtare një vend të veçantë pikërisht nga ajo që kryeministri ynë kë bërë”,-tha Belinda Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbahet Konferenca e Sigurisë në Turizëm, Kumbaro: Institucionet të jenë në këmbë!
- Bizneset e turizmit rrisin fitimet/ Shitjet e pagat në restorante deri në 23%
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh