ARRSH thirrje shoferëve, tregoni kujdes dhe udhëtoni me zinxhir në këto zona

18 Janar 2023 | 10:07

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve në zonat malore.

Përmes një njoftimi në facebook, ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe të pasjisen me goma dimërore pasi reshjet intensive të shiut dhe dëborës do të përfshijnë pjesë të ndryshme të vendit.

Apeli më i shtuar është për drejtuesit e mjeteve në zonat malore, ku pritet të intensifikohen dhe reshjet e dëborës.

Për sa i përket rrugës Bogë-Theth, ARRSH bën me dije se pavarëisht reshjeve të dëborës gjatë natës, ky aks është mundur të mbahet i hapur për automjetet.

“Reshjet e shiut dhe të dëborës në Bogë-Theth, kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, pa sjellë probleme me qarkullimin pasi kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026