Arsenal i pamposhtur në fazën e Ligës, likuidon edhe Interin në transfertë

21 Janar 2026 | 19:19

Arsenali është skuadra perfekte e këtij edicioni në ligën e kampionëve, pasi po zhvillon një rrugëtim mbresëlënës, ku i ka fituar të shtata ndeshjet e para në fazën e ligës. Londinezët morën një triumf të rëndësishëm të martën në transfertë ndaj Interit, në një duel tejet të luftuar.

Në tërësi të besuarit e Mikel Artetës luajtën më mirë se kundërshtari, ndërsa arritën të gjejnë avantazhin me Jesus në minutën e 10. Sucic riktheu ekulibrat përkohësisht pasi sulmuesi brazilian do të siguronte dopietën, duke realizuar dhe një herë tjetër në portën e Sommer.

Pjesa e parë përfundoi 1-2, por dhe në të dytën Arsenal ishte më superior dhe konkretizoi me Gyokeres 6 minuta para fundit duke vulosur fitoren, e cila është e shtata në po aq ndeshje të luajtura. Për Interin kjo ishte humbja e tretë në Champions League.

Surpriza e mbrëmjes mund të konsiderohet Bodo/Glimt që i dha një shuplakë Man Cityt, pasi i mposhti anglezët 3-1 në Norvegji. Real Madrid nuk e diskutoi aspak Moncaon dhe me një Mbappe në superformë, e Vini Jr në lartësinë e duhur fitoi 6-1. PSG ra në tokën portugeze, aty ku Sportingu vendës e mposhti 2-1. Club Brugge, Olympiacos, Ajax e Tottenham po ashtu morën fitore të rëndësishme për fazën ku ndodhen, teksa i vetmi duel i përfunduar në paqe ishte Kopenhagen-Napoli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar më shumë se 300 dronë që nga fillimi i ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA 2026, për shkak të shkeljes së...
15:27 | 24/06/2026

Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Sulmuesi portugez u bë lojtari i vetëm në histori që ka shënuar gola në gjashtë edicione...
12:11 | 24/06/2026

Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u acarua nga pyetja e një gazetari meksikan për Lionel Messin në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes së Portugalisë kundër Uzbekistanit. Cristiano...
09:47 | 24/06/2026