Arsenal mbyll marrëveshjen me Gyokeres, futbollisti refuzoi Manchester United
Viktor Gyokeres do të transferohet te Arsenali, me palët që kanë arritur akordin me njëra-tjetrën, ndërsa sulmuesi suedez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare.
U duk se çështja do të zgjaste dhe në fund pa zgjidhje, por mosbindja e Viktor Gyokeres u shpërblye, pasi Sportingu i Lisbonës ka vendosur ta lërë futbollistin të largohet, me këtë të fundit që do të jetë pjesë e Arsenalit.
Palët kanë arritur akordin dhe 27-vjeçari do të vendoset në ditët e ardhshme nën urdhrat e Mikel Artetës, ndërsa, siç është raportuar në mediat britanike, është bërë gjithçka që lojtari të mbërrijë sa më shpejt.
Gyokeres do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, ndërsa portugezët do të përfitojnë plot 63.5 milionë euro dhe 10 të tjera në formë bonusesh.
Lojtari e kërkonte me ngulm largimin, madje bindi menaxherin e tij që të hiqte dorë nga komisioni i plotë, ndërsa thuhet që 2 milionë euro nga kartoni janë paguar nga vetë sulmuesi.
Sportingu i Lisbonës këmbëngulte vazhdimisht se futbollisti suedez kushton 100 milionë euro, por ishte vetë Gyokeres që i njoftoi drejtuesit se nuk do të kthehej më dhe se dëshironte vetëm Topcinjtë.
Manchester United bëri dy oferta për të, por lojtari refuzoi ti bashkohej Djajve të Kuq, e në këtë pikë fati ishte me Gunners-at.
Gyokeres pritet të prezantohet në ditët në vijim, ku do të hedhë firmën në letër.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës