Arsenali leksion Barcelonës, topçinjtë shënojnë 5 gola

27 Korrik 2023 | 17:47

Përforcimet e kryera në këtë merkato verore kanë rritur performancën e Arsenalit, e cila vijon të shkëlqejë në ndeshjet parasezonale.

Londinezët kanë zhvilluar disa miqësore, fillimisht duke mposhtur Manchester United e së fundmi Barcelonën. Të besuarit e Mikel Artetës shkëlqyen përballë blaugranëve duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 5-3.

Goli i parë u shënua nga spanjollët me autor Lewandowskin, ndërsa 45 minutat e bara u mbyllën në barazpeshën 2-2. Në fraksionin e dytë, Arsenali shënoi dy herë radhazi, me Ferran Torres që ngushtoi diferencën e golave, por ishte Vieira që vulosi fitoren 5-3.

Një formë e mirë është konfirmuar dhe nga Reali i Madridit i cili mposhti lehtësisht Manchester United. Galaktikët triumfuan me rezultatin 2-0, ndërsa goli i parë u shënua nga Bellingham.

Goli i sigurisë do të vinte nga sulmuesi Hozelu, i cili aplikoi një rofeshatë duke e ndalur sferën në rrjetë. Paraqitjet e tanishme të Realit japin sigurinë se skuadra do të jetë një pretendente për fitimin e Championsit në sezonin e ri, ndërsa Manchester United ka nevojë për një sulmues të mirëfilltë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026