Nga 29 korriku fillojnë aplikimet për Universitet, Xhelaj: Rruga që duhet të ndiqni
Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj, ishte këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania ku shpjegoi se si duhet të bëjnë maturantët aplikimin për në universitet.
Aplikimet nisin më datë 29 korrik dhe mund të bëhen online nga një kompjuter nga kudo që të jenë maturantët. Gjithashtu ai shpjegoi se çfarë rruge duhet të ndjekin maturantët në rast se hasin problematika gjatë aplikimit, i cili duhet bërë brenda 6 ditëve pas hapjes së aplikimeve.
“Procesin e verifikimit e kanë mbyllur ditët e mëparshme, ai mund ta kryejë në çdo pikë interneti, nga shtëpia, nga celulari jo, sepse do verifikohet dhe do pranojë edhe fletën me aplikimin e tij, por nga çdo PC, nga çdo pikë interneti qoftë jashtë Shqipërisë kudo qoftë rruzulli tokësor ai mund të bëjë verifikimin online pa asnjë lloj kufizimi.
Ky është viti i shtatë që veprojmë në këtë forma dhe nuk kemi pasur problematika, megjithatë aty është një e-mail ku nxënësit mund të drejtohen për të zgjidhur këto problematike. Janë gjashtë ditë kohë, kështu që mund ta marrin me qetësi, të bëjnë aplikimin deri në momentin që ata nuk e kanë konfirmuar aplikimi mbetet i hapur”,-tha Arjan Xhelaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Priten ndryshime”, gazetari: Rama do që PS të përfaqësohet nga gjeneratat e reja
- Zhduket i moshuari me sklerozë nga Bilishti, gjendet i vdekur një ditë më pas
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë